Shqiptari goditet në kokë në derbin e madh të Zvicrës

Futboll

Shqiptari goditet në kokë në derbin e madh të Zvicrës

Nga: K.G. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 22:41
Shqiptari goditet në kokë në derbin e madh të Zvicrës

Skenë e pahijshme në derbin e madh të Kampionatit të Zvicrës në futboll, mes Young Boys e Baselit, e cila përfundoi me rezultat 1:1.

Në minutën e 37-të në stadiumin “Wankdorf” të Bernës, lojtarët e Baselit festojnë golin (1:1), Pajtim Kasami papritur rrëzohet. 

Arsyeja? Në fillim ishte e paqartë. 

Një shikues hodhi një gjësend dhe e goditi Kasamin në kokë. 

Megjithatë gjithçka përfundoi mirë pa ndonjë lëndim serioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat