Eriksen shfaqet në Milano

Futboll

Eriksen shfaqet në Milano

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:05
Eriksen shfaqet në Milano

Christian Eriksen prej së mërkurës është në Milano, teksa së bashku me agjentin e tij,

Martin Schoots ka në program një takim me drejtuesit e klubit zikaltër. Mesfushori, i cili nuk luan prej verës së shkuar kur frikësoi të gjithë opinionin sportiv dhe jo vetëm teksa pësoi një arrest kardiak në Euro 2020 kur përfaqësonte Danimarkën, po mendon t’i rikthehet fushave të blerta.

Mirëpo, duke qenë se ka të vendosur një defibrilator nuk mund të aktivizohet në Itali, teksa rregullat e këtij vendi e kanë të ndaluar aktivitetin për këtë kategori të futbollistëve. Ndaj, pritet që në takimin me drejtuesit zikaltër, Eriksen të mbyllë bashkëpunimin dhe të dalë një futbollist i lirë.

Nga ana tjetër, Eriksen nuk kërkon të heqë dorë nga bota e futbollit dhe po mendon të rikthehet në vendlindje dhe të luajë për ekipin e Odense.

Sakaq, një tjetër opsion për 29–vjeçarin është edhe rikthimi te Ajax, teksa ashtu si në Danimarkë, edhe Holanda e ka të lejuar aktivitetin e lojtarëve me defibrilator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat