Evertoni ka nisur punën për të përforcuar repartin e prapavijës

Futboll

Evertoni ka nisur punën për të përforcuar repartin e prapavijës

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 13:04
Vitaliy Mykolenko

Evertoni ka nisur punën për të përforcuar repartin e prapavijës menjëherë gjatë merkatos së janarit.

Në krye të listës së dëshirave të klubit anglez është mbrojtësi i Dynamo Kiev, Vitaliy Mykolenko, që pëlqehet shumë nga trajneri Rafa Benitez.

Për ta lënë të lirë 22-vjeçarin, që në muajin janar, drejtuesit e klubit ukrainas kërkojnë shumën e 20 milionë stërlinave dhe nuk pranojnë ulje.

Sipas mediave angleze, duket se palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes dhe me shumë mundësi Mykolenko do të transferohet në Angli menjëherë gjatë ditëve të para të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat