Aguero drejt kthimit te Manchester City

Futboll

Aguero drejt kthimit te Manchester City

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:49
Aguero drejt kthimit te Manchester City

Duke shënuar 260 gola në 10 vite, Sergio Aguero rishkroi historinë e Manchester City, duke u bërë golashënuesi më i mirë ndonjëherë për këtë klub.

Dhe tani, pas njoftimit të “pensionimit” për shkak të problemeve me zemrën, sulmuesi që ishte transferuar te Barcelona gjatë verës mund të rikthehet në Manchester.

Sipas asaj që raporton “Olè”, klubi i “qytetarëve” i ka ofruar argjentinasit një rol si ambasador, për ta promovuar Manchester City në të gjithë botën.

Nga ana tjetër, disa televizione do ta donin për komentator, por Kun nuk duket i interesuar për këtë rol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat