Oyarzabal ndëshkohet me karton të kuq në sfidën e 215 në karrierën e tij

Futboll

Oyarzabal ndëshkohet me karton të kuq në sfidën e 215 në karrierën e tij

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 20:40
Oyarzabal ndëshkohet me karton të kuq në sfidën e 215 në karrierën e tij

Real Sociedad pësoi humbjen e katërt radhazi në kampionatin spanjoll.

Mbrëmjen e djeshme përballë Villareal edhe sulmuesi Oyarzabal “tradhtoi”, duke u ndëshkuar me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë dhe komplikuar ndeshjen.

Gjithsesi vlen të theksohet se ky ishte kartoni i parë në karrierë për sulmuesin spanjoll të klubit bask, i cili numëron 215 ndeshje në La Liga dhe asnjëherë nuk kishte ikur në dhomat e zhveshjes i ndëshkuar me të kuq.

Një shembull i vërtetë Fair Play, sulmuesi Oyarzabal, që gjithsesi dje nuk arriti të zgjatë më shumë këtë ecuri, pasi u ndëshkua me karton të kuq pikërisht në sfidën e 215 në karrierë në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat