Mazrekaj “godet” Vllazninë

Futboll

Mazrekaj “godet” Vllazninë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 12:13
Mazrekaj “godet” Vllazninë

Mentor Mazrekaj ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” ku ka diskutuar edhe për Vllazninë.

Shkodranët janë i vetmi ekip që i kanë mundur kurbinasit në epokën e Josës, por ylli i kurbinasve e përjashton nga gara për titull.

“Vllazninë nuk e shoh në garën për titull. Është ekip që luan vetëm në shtëpi, po t’i shohësh rezultatet, në transfertë nuk i gjen një fitore. Më ka pëlqyer shumë Vllaznia e vitit të shkuar. Kishte shumë grintë, kishte shumë dëshirë.

Tani nuk e di se çfarë ndodh. Ndoshta sepse lojtarët po marrin më shumë para dhe bëjnë si të kenë fituar Champions League. Luajnë vetëm 20 minuta dhe pastaj e mbyllin aty. Po shënuan një gol në ato momente, mirë, nëse nuk shënojnë, barazim”, tha Mazrekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat