Kjo është vlera e shqiptarit në Premier League

Futboll

Kjo është vlera e shqiptarit në Premier League

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 18:45
Kjo është vlera e shqiptarit në Premier League

Vlera e sulmuesit të kombëtares, Armando Broja, është rritur përsëri së fundmi dhe ndonëse ka pak vite në futbollin profesionist, ajo ka shkuar në 9 milionë euro. Performanca e tij e shkëlqyer me klubin e Sauthampton, i ka dhënë këtë vlerë të re Brojës, që pritet të rritet edhe më shumë nëse vazhdon me këto ritme.

Sipas portalit të njohur “Transfermarkt”, që nga vlerësimi i fundit që i është bërë Brojës në 19 maj të këtë viti, vlera e 20-vjeçarit është rritur me 6 milionë euro. 4 gola në Premier Ligë këtë sezon, kanë bërë që Broja të shihet si një nga talentet më të mirë në ishull dhe për këtë arsye vlera në merkato e tij vazhdon të jetë në rritje.

Gjithsesi duket se Çelsi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin kaq shpejt dhe nuk ka lënë asnjë derë të hapur për negociata me ekipet e tjera për shqiptarin. Duket se Tuhel mendon ta rikthejë në ekipin e parë sezonin e ardhshëm, ku pritet të luajë një rol kryesor për kampionët e Europës në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat