Djali i Beckham në gjurmë e të atit

Futboll

Djali i Beckham në gjurmë e të atit

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 16:34
Djali i Beckham në gjurmë e të atit

Romeo Beckham është duke ndjekur më së miri hapat e babait të tij, David Beckham.

Ndoshta, 19-vjeçari nuk është aq i zoti me topin si babai i tij duke qenë se aktivizohet me skuadrën e dytë të Inter Miami, Fort Lauderdale CF.

Megjithatë, kur vjen puna te kontratat milionere është duke i ngjasuar gjithnjë e më shumë. Së fundmi, Romeo ka firmosur një kontratë faraonike me firmën e famshme sportive, Puma.

Romeo do të jetë imazhi i ri i Puma dhe nga kjo kontratë do të përfitojë plot 1.2 milionë sterlina.

Kjo kontratë do ta bëjë 19-vjeçarin edhe më të pasur se mamaja e tij, Victoria, ndërsa nga ana tjetër, vlen të theksohet se David Beckham ka një kontratë të përjetshme të lidhur me Adidas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat