Menaxheri i lojtarit shpërthen kundër Barcelonës

Futboll

Menaxheri i lojtarit shpërthen kundër Barcelonës

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 15:30
Dembele

Barcelona është duke diskutuar për të ardhmen e Osman Dembelesë.

Palët duket se do të ndajnë rrugët me njëri-tjetrin, teksa kërkesat e lojtari duken të papërballueshme nga klubi katalanas.

Francezi 24-vjeçar ka kërkuar një pagë bruto prej 40 milionë eurosh në sezon si dhe një bonus prej 20 milionë eurosh për nënshkrimin, të cilat janë dukur shifra të ekzagjeruara nga ana e Barçës, aq më tepër duke ditur situatën e vështirë financiare në të cilën ndodhen.

Por përgjigja e drejtuesve blaugrana ka lënë të pakënaqur manaxherin e Dembelesë.

Agjenti i lojtarët shpërthen kundër klubit, teksa shprehet: “Persona nga Barcelona na thanë se nuk i kanë paratë për të plotësuar kërkesat tona, por nga ana tjetër duan të firmosin me Halandin“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat