Orët vendimtare për Dembelen!

Futboll

Orët vendimtare për Dembelen!

Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:30
Orët vendimtare për Dembelen!

Sipas asaj qe ka mbledhur e perditshmja “AS”, e ardhmja e Ousmane Dembele, i cili u afrua edhe nga Juventusi në orët e fundit, do të vendoset në 72 orët e ardhshme. Në fakt, të hënën ka një takim mes klubit, lojtarit dhe agjentit të tij, i cili është vendimtar për të vendosur nëse do të largohet apo do të qëndrojë te Barcelona.

Barça është shumë pesimiste për përfundimin e kësaj afere: ose Sissoko, agjenti i sulmuesit, vjen në takim pa pretendime të tepruara, ose negociatat për një rinovim të mundshëm do të mbyllen ende pa nisur.

Vetë Xavi është shprehur shumë i zhgënjyer me sjelljen e lojtarit, i cili i ka premtuar trajnerit para Krishtlindjeve se do të rinovojë marrëveshjen.

Ne fakt, Dembele kerkon 15 mln euro ne vit qe per Barcelonan jane te pamundura ne kete moment te keq historik.

Sakaq, trajneri i Barcelonës, Xavi, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Mallorca: “Merkato e janarit? Morata dhe Haaland janë hipoteza, le të flasim për lojtarët që kemi”.

Trajneri foli edhe për Ferran Torres: “Ai është një lojtar profesionist, ka mentalitetin e duhur dhe angazhimin e duhur, ai mund të mbulojë tre role në sulm. Do të na ndihmojë shumë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat