Haalandit i caktohet afati i fundit

Futboll

Haalandit i caktohet afati i fundit

Më: 4 janar 2022 Në ora: 14:26
Haalandit i caktohet afati i fundit

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland i është caktuar një afat për të ardhmen e tij nga klubi gjerman, me shumë prej klubeve të mëdha evropianë të interesuara për norvegjezin.

21-vjeçari ka kohë deri më 31 janar që të marrë vendimin se ku dëshiron të luajë sezonin tjetër.

Haaland synon të luajë këtë sezon me Dortmundin, para se të bëjë një lëvizjë në verë, por drejtuesit e klubit dëshirojnë ta kuptojnë me kohë planin e tij.

Sulmuesi ka shijuar pushimin dimëror në Gjermani duke pushuar në Marbella, gjë që ka bërë që disa njerëz të flasin për një lëvizje në Spanjë dhe të vënë në gatishmëri Barcelonën dhe Real Madridin.

Të dy klubet do të bëjnë lëvizje për të joshur talentin përkatësisht në Camp Nou dhe Estadio Santiago Bernabeu, por ato nuk janë skuadrat e vetme në garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat