Icardi dhe fobia e pabesueshme

Futboll

Icardi dhe fobia e pabesueshme

Më: 7 janar 2022 Në ora: 07:06
Mauro Icardi, Wanda Nara

Wanda Nara ka dhënë një intervistë në Argjentinë për një markë rrobash bashkë me bashkëshortin Mauro Icardi.

Ajo është hapur plotësisht në këtë intervistë, duke folur edhe për një fobi të pazakontë të yllit të PSG.

Ka qenë drejtuesja televizive Pia Shaw, që ka zbuluar këtë pjesë të intervistës që akoma nuk është publikuar.

Mauro Icardi i urren aromat e këqija dhe jeton duke u bërë gjatë gjithë kohës me parfum. Wanda ka rrëfyer një episod të pabesueshëm në lidhje me këtë:

“Shiko, do të tregoj një gjë që ka ndodhur, Mauro ka ndier në kuzhinën e shtëpisë në Santa Barbara një erë të keqe dhe ka nisur të kërkojë s e nga vinte deri kur ka zbuluar se vinte nga frigoriferi”, ka thënë Wanda.

“Më pas ia ka thënë Wanda-s, që e ka boshatisur dhe e ka pastruar të gjithin. Por kjo nuk e ka kënaqur gjithsesi lojtarin që ka vazhduar ta të ndiejë erën e keqe në kuzhinë. Çfarë ka bërë? Ka thënë ‘u lodha, ta dhurojmë këtë frigorifer dhe nesër të blej një të ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat