Allegri sheh gotën gjysmë plot: Napoli luajti pothuajse me të gjithë titullarët

Futboll

Allegri sheh gotën gjysmë plot: Napoli luajti pothuajse me të gjithë titullarët

Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:20
Allegri sheh gotën gjysmë plot: Napoli luajti pothuajse me të gjithë titullarët

Juventusi nuk arriti të përfitonte nga mungesat e ndryshme të Napolit. Në "Allianz Stadium", përballja e djeshme përfundoi 1-1, një mundësi e humbur për bardhezinjtë që mbeten -5 pikë nga "Azzurri", nga ana e tyre të tretët në renditje.

I intervistuar nga DAZN në fund të takimit, Massimiliano Allegri analizoi më shumë se 90 minutat e lojës që u zhvilluan në Torino: "Ishte një ndeshje direkte, ata kishin pak a shumë të gjithë titullarët, përveç katër lojtarëve. Ne ishim të pasaktë dhe të nxituar në metrat e fundit.

Pas barazimit i "shtypëm", më tej ramë pak. Skuadra bëri një lojë të mirë, Napoli ka lojtarë cilësorë. Meqenëse Ghoulam kishte luajtur vetëm 34 minuta, mendova të vendos Chiesa në krahun e tij që mund ta vinte në vështirësi në lojën një kundër një. Fatkeqësisht, pas barazimit, ne shpesh kërkonim topin e gjatë, na u desh të driblonim më shumë".

Ai nuk e gjeti dot golin, por atë gjysmë ore në fushë, Dybala e kënaqi Allegrin: "Paulo është ndalur për një kohë të gjatë, vjen nga një dëmtim. Ndaj Napolit luajti gjysmë ore të mirë, ngadalë do të gjejë gjendjen më të mirë. Do të na duhen të gjithë”.

Problemi i sulmit mbetet finalizimi. Vetëm 28 gola në këto 20 javët e para të kampionatit: “Golat janë të paktë, kemi shënuar vetëm 28 dhe duhet të punojmë për këtë. Ndërkohë, ndaj Napolit e gjeti rrjetën Chiesa”.

Juventusi duhet të bëjë një hap tjetër në nivelin mendor: “Nuk kam pse t’u them asgjë djemve, mbase ata duhet të kuptojnë më mirë momentet e ndeshjes".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat