Trajneri i Bayernit flet për talentin e madh nga Kosova

Futboll

Trajneri i Bayernit flet për talentin e madh nga Kosova

Më: 7 janar 2022 Në ora: 16:39
Arijon Ibrahimoviç

Bayern Munih do ta nisë fazën e dytë në Bundesliga me ndeshjen ndaj Borussia Moenchegladbach sonte (e premte) në Allianz Arena.

Bavarezët janë prekur nga COVID-19, ku në këtë takim do të kenë shumë mungesa.

Kapiteni Manuel Neuer, mbrojtësi Lucas Hernandez, Kinglsey Coman, Corentin Tolisso, Alphonso Davies, Leroye Sane, Dayot Upamecano, Omar Richards dhe Tanguy Ninzou janë lojtarët e infektuar të Bayernit.

Për këtë trajneri Julian Nagelsmann ka ftuar disa lojtarët e akademisë e në mesin e tyre është edhe sulmuesi shqiptar Arijon Ibrahimoviç.

Pikërisht për këtë të fundit dhe Paul Wanner ka folur trajneri i Bayernit, duke thënë se janë lojtarë premtues.

“Pau Wanner është një lojtar tek i cili kam vëmendjen dhe duhet ta promovojmë.

Ai është një talent i madh, shumë i fortë me top dhe tepër i shpejtë. Ai dhe Ari (Ibrahimoviç) janë shumë të talentuar”.

“Arijon ka cilësi shumë të mira ballë për ballë me kundërshtarin. Ari është i shpejtë në krahun e majtë, është një lojtar që po i mbajmë sytë tek ai. Promovimi i këtyre talentëëve është diçka pozitive nga kjo situatë”, ka deklaruar Nagelsman.

Arijon Ibrahimoviç është 16-vjeçar dhe me prejardhje nga Prizreni i Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat