Xavi beson se Barcelona e tij

Futboll

Xavi beson se Barcelona e tij

Më: 8 janar 2022 Në ora: 15:20
Xavi beson se Barcelona e tij

Xavi Hernandez beson se Barcelona e tij nuk është aspak inferiore ndaj Real Madridit.

Ai, për herë të parë me 12 janar do të shijojë një El Clasico si trajner, derisa si lojtar ka luajtur shumë, në Ligë, Kupë e Champions.

Të mërkurën, Reali dhe Barça i matin edhe njëherë forcat këtë edicion në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Sipas Xavit, vetëm Bayerni ka qenë klub superior ndaj ekipit të tij, të tjerët janë në një nivel.

“Jemi në rrugën e duhur. Ekipi i vetëm ndaj të cilit s’mund të garojmë është Bayerni, me të tjerët të gjithë mundemi. Kundër Realit shpresoj të fitojmë dhe të kalojmë në finale”, tha Xavi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat