Polonia është afër zgjedhjes së trajnerit të ri

Futboll

Polonia është afër zgjedhjes së trajnerit të ri

Më: 8 janar 2022 Në ora: 15:58
Fabio Cannavaro

Polonia është afër zgjedhjes së trajnerit të ri. Paulo Sousa u largua mes polemikave, por drejtuesit e futbollit polak kanë lënë pas krahëve debatet me portugezin dhe kanë piketuar pasardhësin e tij.

Ai është Fabio Cannavaro, ish-kapiteni i kombëtares së kaltër dhe futbollisti i fundit italian që ka fituar “Topin e Artë” (2006). Pas një aventure të gjatë dhe fituese si trajner në Kinë, ish-mbrojtësi dëshiron të masë forcat në futbollin europian.

TMW raporton se 48-vjeçari nga Napoli ka zbarkuar në Varshavë, kryeqytetin polak, aty ku ka programuar një takim me Cezary Kulesza, presidentin e Federatës Polake të Futbollit.

Polonia ia doli të siguronte vendin e dytë në grupin I të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022, duke u renditur një pozicion sipër kombëtares shqiptare.

Lewandowski me shokë siguruan kualifikimin në fazën “play-off” dhe duhet të kalojnë Rusinë (24 mars) dhe fituesin e çiftit Suedi-Çeki (29 mars) për të siguruar një biletë në Botërorin e vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat