Flet për vjedhje pas ndeshjes me Realin

Futboll

Flet për vjedhje pas ndeshjes me Realin

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:24
Pique

Edhe pse rezultati 4:1 nuk lë shumë hapësira për polemika, protestat nuk kanë munguar pas Real Madrid-Valencia.

Gjithçka ka nisur për një penallti, shumë të dyshimtë, të dhënë para fundit të pjesë së parë që i ka lejuar Los Blancos të zhbllokonin ndeshjen.

Një faull i para nga arbitri për një kontakt mes Alderete dhe Casemiro. Asnjë ndërhyrje nga VAR për të përmbysur vendimin dhe Benzema ka kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Valencia ka folur për vjedhje në rrjetet sociale duke cituar serialin e famshëm Casa de Papel. “Vjedhja në Madrid po përsëritet pak si shumë”, ka qenë mesazhi në Twitter që nuk ka nevojë për koment dhe që është mbështetur nga një “armik” i vjetër i madrilenëve.

Gerard Pique, mbrojtës i Barcelona-s, ka përfituar nga rasti për të ndërhyrë dhe për t’i dhënë mbështetjen e tij Valencia-s, duke shkruar: “Mos e thoni me zë të lartë, përndryshe do t’ju ndëshkojnë…”.

Një referim i qartë për “pushtetin” e Real Madrid. Lideri i katalanasve e jeton Clasico-n e tije dhe në distancë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat