Nuk e pranojnë as kur u vetëofrohet

Futboll

Nuk e pranojnë as kur u vetëofrohet

Më: 9 janar 2022 Në ora: 12:31
Ribery

Karriera e Riberisë po shkon drejt fundit.

Kohët e lavdishme te Bajreni tashmë nuk janë asgjë tjetër veçse një kujtim i largët nga e shkuara, pasi tashmë nuk po arrin të gjejë ekip edhe duke u vetëofruar.

Aventura e fundit me Salernitanën nuk po shkon në mënyrën e duhur për francezin dhe ky i fundit dëshiron të largohet.

Menaxheri i tij e ka ofruar te klubi i Ceara-s, por ideja e tij nuk ka shkuar ashtu siç e priste.

Presidenti i skuadrës braziliane tregohet “i pamëshirshëm” me 38-vjeçarin, teksa është shprehur: “Ma ofruan Riberinë dje, por nuk e dija që luante akoma. Nuk di çfarë t’ju them për këtë rast”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat