Shënohet rekord i veçantë në Serie A

Futboll

Shënohet rekord i veçantë në Serie A

Më: 9 janar 2022 Në ora: 23:06
Shënohet rekord i veçantë në Serie A

Mbrojtësi i Empolit, Matia Viti, regjistroi një rekord të ri në Serinë A. Dy kartona të verdhë në harkun e 23 sekondave.

Gabimi i Matia Vitit, i cili i kushtoi humbjen e rëndë skuadrës së tij Empolit, do të hy në historinë e Serisë A. 19-vjeçari bëri dy ndërhyrje ndaj kapitenit të Sasuolos, Dominiko Berardi, në vetëm 23 sekonda.

Gjyqtari italian, Manuel Volpi, i ndëshkoi të dyja këto ndërhyrje me nga një karton të verdhë. Pas kësaj talenti i Empolit u detyrua të largohej nga fusha e lojës duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Ky është një nga rekordet më negativ në kampionatin italian dhe Viti do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij që sapo ka nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat