Objektivi i Romës është kualifikimi në Champions League

Futboll

Objektivi i Romës është kualifikimi në Champions League

Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:20
Mourinho

Drejtuesit e Romës u takuan dje me trajnerin Jose Mourinhon dhe nuk po e konsiderojnë shkarkimin e “The Special One”, pavarësisht nëntë humbjeve në 21 ndeshjet e Serie A.

Të dielën, kryeqytetasit pësuan humbje 4:3 nga Juventusi, edhe pse ishin në avantazh 3:1 me 20 minuta të mbetura.

Mourinho ka grumbulluar tetë pikë më pak se Paulo Fonseca edicionin e kaluar dhe ka humbur nëntë ndeshja nga 21, shifra më e lartë në 43 vitet e fundit.

Objektivi i Romës është kualifikimi në Champions League, por “Gjallorosët” janë nëntë pikë prapa Atalantas.

Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Romës u takuan me Mourinhon, por shkarkimi i tij nuk po konsiderohet.

Mourinho e shpjegoi programin e tij për klubin dhe zhvillimin e tij, i cili u përkrahë nga drejtuesit dhe pronarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat