Cikalleshi, Bytyqi e Çekiçi të shokuar nga vdekja e bashkëlojtarit të tyre

Futboll

Cikalleshi, Bytyqi e Çekiçi të shokuar nga vdekja e bashkëlojtarit të tyre

Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:48
Ahmet Çalik

Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi e Endri Çekiçi janë zgjuar me një lajm pikëlluesh në mëngjesin e sotëm.

Tre lojtarë shqiptarë që luajën për Konysaporin kanë mësuar në mëngjes se bashkëlojtari i tyre, Ahmet Çalik ka vdekur në një aksident rrugor.

“Allahu të mëshiroftë dhe të bekoftë me një vend në parajsë vëllai im. Çfarë djaloshi i mrekullueshëm ishe, do të na mungosh dhe nuk do të harrohesh Ahmet Çalik”, është shkrimi i Çekiçit në Instastoryn e tij në Instagram.

“Pusho në paqe Ahmet Çalik, ngushëllimet e mija për të gjithë të afërmit, do na mungosh shoku im”, është shkrimi i Bytyqit.

“Çfarë mund të shkruaj për ty shoku im! Zoti të mori shumë herët! Pusho në paqe vëllai im! Do të jesh gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Cikalleshi.

Raportimet nga Turqia thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit në lagjen Hacilar të Golbasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat