Çka do të thotë se nëse fiton City?

Futboll

Çka do të thotë se nëse fiton City?

Më: 15 janar 2022 Në ora: 11:47
Çka do të thotë se nëse fiton City?

Xhiro e 22 në Premierligë do të jetë nën hijen e super sfidës mes Manchester City dhe Chelsea.

Manchester City vs Chelsea, ndeshje që do vendosë për titullin e Premierligës

Pas 21 ndeshjeve, City është lider në Premierligë, me 53 pikë, pas 17 fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve.

Skuadra e Pep Guardiolës ka shfrytëzuar dobësitë e rivalët e sotëm, Chelsea e po ashtu Liverpoolit në xhirot e fundit, për tu shkëputur në renditje.

Sido që të jetë, sfida e sotme që nis nga ora 13:30, do të jetë shumë interesante por edhe me një sinjal të fortë për titull, pasi Chelsea renditet i dyti me 43 pikë.

Çka do të thotë se nëse fiton City, diferenca me vendin e dytë do të shkonte 13 pikë, dhe kjo vetëm sa do të konfirmonte se ekipi i Guardiolës po shkon drejt titullit të radhës, por në rast fitores së Chelsea, diferenca do të zvogëlohej në shtatë pikë dhe natyrisht se do ta bënte edhe më interesante pjesën tjetër të sezonit në Premierligë.

Në këto 21 xhiro, ekipi i Guardiolës ka shënuar 53 gola, ka pranuar 13, ndërsa ai i Thomas Tuchel ka realizuar 45 gola dhe ka pranuar 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat