Prokurori i FIGC-së heton Commisso-n

Futboll

Prokurori i FIGC-së heton Commisso-n

Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:16
Prokurori i FIGC-së heton Commisso-n

Kreu i Prokurorisë Federale të FIGC , Giuseppe Chine, ka hapur një hetim për deklaratat e presidentit të Fiorentinës, Rocco Commisso, të publikuara në një intervistë të publikuar më 13 janar në Financial Times .

Këtë e mëson Ansa, të cilës burime nga prokuroria sqarojnë se hapja e procedurës ka për qëllim “të verifikojë nëse bëhet fjalë për deklarime dëmtuese ndaj anëtarëve të tjerë”.

Commisso kishte sulmuar ashpër ish-trajnerin e Violës, Gennaro Gattuso, duke e akuzuar atë se po përpiqej të shtynte klubin për të blerë lojtarë nga ekipi i agjentit të tij, Jorge Mendes.

Ai gjithashtu sulmoi Juventusin për hetimin e fitimeve kapitale.

Edhe Interi ishte mërzitur nga dënimet e patronit të Fiorentinës, aq sa klubi zikaltër po vlerësonte një ankesë.

Biznesmeni italo-amerikan tha: “Suning përdor paratë e njerëzve të tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat