Malisheva përforcon Shtabin Teknik 

Futboll

Malisheva përforcon Shtabin Teknik 

Më: 16 janar 2022 Në ora: 16:02
Malisheva përforcon Shtabin Teknik 

Malisheva përforcon Shtabin Teknik për pjesën e dytë të kampionatit të elitës së futbollit të Kosovës. 

“Transferimi i trajnerëve Arsim Tershani dhe Diamant Kadriolli!
Klubi konfirmon se ka arrit marrëveshje me trajnerët Arsim Tershani dhe Diamant Kadriolli. Arsimi është trajner kondicional ndërsa Diamanti është trajner i portierëve.

Arsim Tershani ka të kryera studimet Postdiplomike – master në Universitetin “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe

Sportit, po ashtu ka kualifikime adekuate për trajnerë futbolli në kuadër të FFK: 
Trajner futbolli – Grupmosha të reja – Shkalla e parë  
UEFA C Licence 
FSHF - UEFA – Përgatitës Atletik 

Në sferën profesionale ka një përvojë të jashtëzakonshme dhe shpresojmë që përvoja e tij do bëj ndyshimin edhe në klubin tonë.

K.F. Kosova e Vushtrris – Trajner Kondicional 
K.F. Ferizaj – Trajner Kondicional 
K.F. Gjilani – Ndihmëstrajner – trajner kondicional 
K.F. Drita – Trajner kondicional 
K.F. Ferizaj – Trajner kondicional 
K.F. Flamurtari – Prishtinë – Trajner kondicional
FC Ballkani – Suharekë –  Trajner kondicional 
KF Ulpiana – Lipjan – Trajner kondicional 
KF Arbëria – Lipjan – Trajner Kondicional 

Diamant Kadriolli Karrierën e tij sportive e filloi si futbollist për të ndjekur më pas karrierën si trajner.  
Karriera e tij si futbollist professional:
KF Ulpiana
KF Feronikeli 
KF Drenica 

Si futbollist, të arriturat e Diamantit janë kulminante:
1. Fitues i : Superliges së Kosovës (Football Superleague of Kosovo )
2. Fitues i : Kupes së Kosovës ( Kosovar Cup or Digitalb Cup of Kosovo )
3. Fitues i : Super Kupes së Kosovës ( Kosovo SuperCup )
4. Fitues i : Kupes së Pavarësisë ( FSHF Independence Cup )
Ndërsa si trajner fillimisht ishte i angazhuar te KF Ulpiana dhe edicionin e fundit ishte te KF Arberia.
Të lumtur që Arsimi dhe Diamanti janë tashmë pjesë e klubit tonë, ne u dëshirojmë mirëseardhje dhe ju urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në jetën personale”, njofton FC Malisheva.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat