Portieri shqiptar debuton në fanellën e Eintrancht-it në elitën e futbollit gjerman

Futboll

Portieri shqiptar debuton në fanellën e Eintrancht-it në elitën e futbollit gjerman

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2022 Në ora: 17:50
Diant Ramaj

Madhështore! Portieri 20 - vjeçar, shqiptari Diant Ramaj, sot ka debutuar nga minuta e parë në fanellën e Eintracht nga Frankfurtit, duke barazuar me rezultat 1:1 në konak të Augsburgut. 

Ramaj ka pasur disa intervenime të suksesshme dhe ishte ndër më të dalluarit!

Kamada shënoi në minutën e 22-të për Eintracht e Gregoritsch (38’) për Augsburgun. 

Andi Zeqiri u paraqit titullar për Augsburgun, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 36-të dhe në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua.  

Augsburgu në vend të 16-të me 19 pikë e Eintracht i teti me 28 pas 19 jave në Bundesliga I.

Ramaj  u vlerësua me notë 7.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore” e Zeqiri me 6.3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat