Mesfushori holandez refuzon Newcastlen

Futboll

Mesfushori holandez refuzon Newcastlen

Më: 16 janar 2022 Në ora: 19:11
Mesfushori holandez refuzon Newcastlen

Donny Van de Beek i ka thënë “jo” Newcastle. Siç raportohet ekskluzivisht nga “Daily Telegraph”, mesfushori holandez i “Djajve të Kuq” e ka refuzuar ofertën e Newcastle United për të kaluar në formë huazimi në janar “St. James’ Park”.

Van de Beeek, edhe pse është zëvendësues, ka vendosur të mos largohet nga “Old Trafford”. Në fakt, edhe klubi nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e një lojtari që mund të jetë i nevojshëm në raste emergjente.

Megjithatë, klubi i Newcastle është shumë pranë firmës me qendërmbrojtësin e Sevillas, Diego Carlos. Drejtuesit e “Magpies” shpresojnë që marrëveshja të mbyllet brenda javës së ardhshme. Sevilla dhe Newcastle janë ende duke negociuar çmimin e transferimit, por qendërmbrojtësi dëshiron të largohet.

Newcastle United po merr shumë refuzime për arsye të ndryshme. Klubet angleze nuk duan të forcojnë këtë ekip që e shohin në të ardhmen si rival të mundshëm, duke pasur parasysh ndryshimin e pronësisë. Në nivel ndërkombëtar, potenciali ekonomik i klubit në veri të Anglisë bën që skuadrat e tjera të “fryjnë” çmimin e lojtarëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat