Mourinho i kërkoi ndjesë publikisht shqiptarit

Futboll

Mourinho i kërkoi ndjesë publikisht shqiptarit

Më: 16 janar 2022 Në ora: 23:02
Mourinho i kërkoi ndjesë publikisht shqiptarit

Marash Kumbulla ka qenë sot një nga lojtarët më të spikatur të Romës në suksesin 1:0 ndaj Caglairit.

Mbrojtësi mori elozhe nga Mourinho pas sfidës, me trajnerin që kërkoi ndjesë se e kishte kritikuar publikisht.

Ndërsa vetë Kumbulla në deklaratat e tij për klubin e Romës, theksoi se më në fund po shihej puna e tij dhe se po jepte maksimumin në stërvitje çdo ditë.

“Jam i lumtur pasi vij nga një periudhë në të cilën nuk kam luajtur shumë dhe kam shfaqur vështirësi. Falë shokëve të mi dhe trajnerit, që më kanë dhënë shumë këshilla. Jam munduar që të punoj më maksimum në stërvitje për t’u gjetur i gatshëm për të dhënë kontributin tim.

Jam shumë këmbëngulës dhe e cilësoj veten një futbollist të përulur, Mundohem të jap maksimumin për skuadrën dhe mendoj se këtë gjë trajneri dhe shokët e kanë parë dhe vlerësuar”, ishin fjalët e mbrojtësit shqiptar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat