Pronarët e Juventusit të zhgënjyer

Futboll

Pronarët e Juventusit të zhgënjyer

Më: 18 janar 2022 Në ora: 14:15
Dybala

Sipas disa raportimeve në Itali, Andrea Agnelli dhe John Elkann janë të zhgënjyer nga sjellja e Paulo Dybalas, teksa Interi po e përgatit ofertën për sulmuesin e Juventusit.

Kontrata e Dybalas skadon në fund të sezonit dhe vazhdimi me “Zonjën e Vjetër” nuk pritet të ndodh.

Juventusi nuk do t’ia ofrojë Dybalas një kontratë 10 milionë euro përfshirë shtesat.

Zhvillimet e fundit kanë rritur tensionet, teksa Dybala nuk e festoi golin e tij ndaj Udineses të shtunën.

Sipas Tuttosport, pronarët nuk janë të lumtur me sjelljen e yllit argjentinas.

Juventusi do të rinisë bisedimet me sulmuesin në shkurt, por shumë klube evropiane ia kanë vënë syrin 28-vjeçarit, përfshirë Tottenhamin, Interin dhe Barcelonën.

Sipas Il Corriere della Sera, Zikaltrit e kanë përgatitur planin ekonomik për ta mirëpritur argjentinasin në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat