E vendosi një gafë e gjyqtarit

Futboll

E vendosi një gafë e gjyqtarit

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:58
E vendosi një gafë e gjyqtarit

Codacons (Shoqata për mbrojtjen e konsumatorit) do të paraqesë një paralajmërim duke kërkuar përsëritjen e Milan-Specia, për gabimin e arbitrit Serra, i cili përmbysi fatet e sfidës.

“Është padyshim një gabim teknik i zhurmshëm, i kryer sigurisht në mirëbesim nga arbitri Serra, siç dëshmohet edhe nga reagimi në fushë i arbitrit, i cili menjëherë u kërkoi falje lojtarëve kuqezi.

Këta të fundit, ndër të gjithë Rebiç treguan një sportivitet të jashtëzakonshëm ndaj tij, por fatkeqësisht përfundoi duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në lojë”, u shpreh presidenti i Codacons, Marco Donzelli.

Codacons gjithashtu shkruan: “Nëse arbitri e pranon publikisht që gabimi i tij ka ndikuar në fatet e sfidës, atëherë ka mundësi që ndeshja të përsëritet.

Ne do t’i kërkojmë zyrtarisht FIGC-së të përsëritet ndeshja, në mënyrë që të mbrojmë ecurinë e rregullt të garës sportive” përfundon Codacons.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat