Edhe Suarez drejt Aston Villas

Futboll

Edhe Suarez drejt Aston Villas

Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:15
Edhe Suarez drejt Aston Villas

Pas Philipe Coutinhos dhe Lucas Dignes, Aston Villa mund të realizojë një tjetër goditje të rëndësishme në afatin kalimtar të janarit.

Bëhet fjalë për një tjetër ish-lojtar të Liverpoolit dhe ai është uruguajani Luis Suarez.

Trajneri i skuadrës angleze Steven Gerrard raportohet se ka biseduar në telefon me sulmuesin e Atletico Madridit dhe mësohet se ai ka shprehur gatishmëri për ta realizuar këtë operacion.

Madje, sipas mediave në Angli, Suarez ka refuzuar ofertat nga klubet braziliane si Palmeiras, Corinthians dhe Aletico Mineiro vetëm për t’u bashkuar me Gerrardin.

Kontrata e tij me skuadrën e Diego Simeones skadon më vonë gjatë këtij viti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat