Maliq Beluli flet për përgatitjet dhe tregon objektivin e KF Besa

Futboll

Maliq Beluli flet për përgatitjet dhe tregon objektivin e KF Besa

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:44
Maliq Beluli flet për përgatitjet dhe tregon objektivin e KF Besa

Edhe KF Besa nga Dobërdolli i Gostivarit, ashtu si çdo skuadër tjetër e ligës së dytë-Perëndim, ka filluar më përgatitjet dimërore për arritjen e objektivave në sezonin pranveror.

Në një intervistë për “Open-TV”,  futbollisti i mirënjohur Maliq Beluli shpreson se në sezonin pranveror ata do të sigurojnë mbijetesën.

“Po me fazën përgatitore kemi filluar me datë 05. 01. 2022. Për momentin stërvitjet po rrjedhin shumë mirë. Është fazë shumë e vështirë për neve futbollistet, por na duhet kjo fazë për shkak që në kampionat të futemi sa më të përgatitur”, ka thënë Beluli.

“Gjatë kësaj faze kemi zhvilluar miqësoren e parë kundër Renovës. Mendoj që kemi bërë një lojë pozitive, ku dhe shënova një gol. Për momentin ekipi duket shumë mirë”, shtoi njëri prej lojtarëve më të mirë të Besës.

“Jemi shumë të kënaqur me punën që po bën stafi teknik me neve”, tha ai.

“Po fazën e dytë të përgatitjeve do ta zhvillojmë në qytetin e Durrësit në Shqipëri”, tregon Beluli.

“Me përforcimet jemi shumë të kënaqur, sepse kanë ardhur lojtarë të talentura, me përvojë, dhe besoj do të na ndihmojnë në arritjet e objektivave”, ka thënë Maliq Beluli.

“Po, mbetja në ligë është objektivi ynë dhe besojmë se në fund do t’ja arrijmë qëllimit. E dimë që nuk do të jetë lehtë, por do të luftojmë deri në fund dhe besoj se të gjithë së bashku do t’ia dalim”, përfundoi

Ndryshe, KF Besa e ka përfunduar stinorin vjeshtor në Ligën e dytë-Perëndim në pozitën e nëntë (të parafundit) me 13 pikë..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat