Sfida ndaj Interit në rrezik të madh

Futboll

Sfida ndaj Interit në rrezik të madh

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:57
Sfida ndaj Interit në rrezik të madh

Ndeshja e së shtunës pasdite në orën 18:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza” mes Interit dhe Venecias është në rrezik të madh për t’u luajtur.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, se përveç rasteve të regjistruara më 15 janar, gjatë testimeve të kryera çdo ditë nga grupi i ekipit në orët e fundit, rezultuan 10 raste pozitivë me COVID-19.

Nga ato që janë zbuluar janë 8 lojtarë dhe 6 të stafit teknik. Numri i lojtarëve pozitivë është përcaktues, duke qenë se me protokollin e ri ka një prag prej 9 pozitivësh për të shtyrë ndeshjen me ndërhyrjen e Autoritetit Shëndetësor Lokal.

Në këtë pikë, duke marrë parasysh edhe kontrollet e mëtejshme që do të kryhen në orët në vijim, mbetet vetëm që Interi të presë sepse pas shtyrjes së ndeshjes ndaj Bolonjës, kjo do të ishte që ndeshja e dytë që zikaltërit do të rikuperojnë në një kalendar që do të jetë shumë i ngarkuar nga muaji shkurt duke parë se zhvillohet dhe faza e 1/8-ve të Champions-it.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat