Pëmendet kartoni verdhë, për çfarë?

Futboll

Pëmendet kartoni verdhë, për çfarë?

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:04
Pëmendet kartoni verdhë, për çfarë?

Federata e Futbollit të Anglisë është duke hetuar një karton të verdhë, që nga ai është fituar një shumë e madhe e parave.

Një tifozë kishte vënë bast shumën prej 65 mijë funteve (78 mijë euro)  dhe kishte fituar 130 mijë (156 mijë euro) sosh nga kartoni i verdhë.

FA është duke hetuar ngjarjen në fjalë, por nuk ka pranuar të jap shumë informata.

Zëdhënësi i FA ka konfirmuar se ata janë në dijeni të kësaj çështje dhe janë duke e shqyrtuar atë.

“FA është në dijeni të çështjes në fjalë dhe po e shqyrton atë”, ka thënë zëdhënësi i FA për ESPN UK.

Ndeshja që po dyshohet është ajo mes Leeds United dhe Arsenalit më 18 dhjetor të vitit të kaluar, ku Topçinjtë fituan me rezultat të lartë 1-4.

Shuma të mëdha ishin vënë për kartonin e verdhë të një lojtari të Arsenalit dhe në atë takim nga londinezët është ndëshkuar vetëm Xhaka.

Tanimë tifozët e shumtë në Twitter kanë gjetur momentin e ndëshkimit të Xhakës me karton të verdhë dhe ylli nga Kosova u ndëshkua në mënyrë banale, duke vonuar ndeshjen në minutën e 86-të edhe pse rezultati ishte i thellë 1:4.

Gjithsesi FA po e shqyrton këtë çështje dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të marrë një vendim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat