Reali dhe Barcelona duel për goleadorin kanadez

Futboll

Reali dhe Barcelona duel për goleadorin kanadez

Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:28
Jonathan David

Barcelona dhe Real Madrid janë hedhur në sulm për të përfituar shërbimet e një prej sulmuesve më të mirë të Ligue 1.

Jonathan David, autor i 12 golave me fanellën e Lille (vjet shënoi 13 gola gjithë sezonin), sipas TNT Sport është objektiv i dy klubeve spanjolle.

Veç tyre edhe në Angli interesohen për të Chelsea dhe Tottenham.

Lille për sulmuesin kërkon 50 deri në 60 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat