Shkëndija merr vesh me lojtarin

Futboll

Shkëndija merr vesh me lojtarin

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:22
Shkëndija merr vesh me lojtarin

KF Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin anësor Kire Markoski. 26 vjeçari Markoski me klubin tonë ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej 1 viti e gjysmë. Angazhimi i Markoskit njëherit është përforcimi ynë i pestë në këtë afat kalimtar të transferimeve.

Kire Markoski është i lindur në qytetin e Ohrit. Në gjysmë sezonin vjeshtor ishte pjesë e ekipit të Shkupit, ndërsa gjatë karrierës së tij profesionale ka luajtur edhe në Rabotniçki, AEL Limassol, Spartak Trnava dhe Akademija Pandev.

“Dëshira e secilit lojtar që luan në kampionatin vendor është që një ditë të jetë pjesë e Shkëndijës.

Unë jam i lumtur që sot po nënshkruaj me Shkëndijën, sepse Shkëndija është duke krijuar një skuadër mjaft të fortë që për synim e ka të fitojë titullin e kampionit dhe të shënojë sukseset e radhës në garat evropiane. Mendoj se në Shkëndijë do të arrij të zhvillohem akoma më tepër si futbollist. Mezi pres të fillojë kampionati që të jap maksimumin nga vetja dhe bashkë me shokët e skuadrës të arrijmë sukseset e radhës për Shkëndijën”, deklaroi Markoski i cili menjëherë pas nënshkrimit të kontratës i është bashkëngjitur skuadrës në kampin stërvitor në Antalia të Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat