Formacionet e mundshme: Inter – Venezia

Futboll

Formacionet e mundshme: Inter – Venezia

Më: 22 janar 2022 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Interi do ta mirëpresë në ‘Meazza’ skuadrën e Venezias në duelin e xhiros së 23-të në Serie A.

Lautaro Martinez pritet të rikthehet për Interin, me kundërshtarin Venezinë e goditur nga COVID.

Lautaro pritet të luajë në sulm me Edin Dzekon, ndërsa Joaquin Correa është jashtë për shkak të një dëmtimi muskulor. Stefan De Vrij gjithashtu do të rikthehet në prapavijë.

Sulmuesi argjentinas, Marcelo Brozovic dhe Arturo Vidal janë të gjithë në rrezik të pezullimit nëse marrin një karton të verdhë në ndeshje.

Janë të pranishme 15 raste me COVID në organizimin e Venezias, por emrat e lojtarëve dhe stafit të prekur nuk janë bërë të ditur.

Sergio Romero, Dennis Johnsen, Pasquale Mazzocchi dhe Ridgeciano Haps, të cilët munguan të dielën e kaluar kundër Empolit, janë të gjithë në dyshim për ndeshjen e kësaj mbrëmje.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Handanovic; Bastoni, De Vrij, Skriniar; Perisic, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Dumfries; Dzeko, Lautaro Martinez.

Venezia (4-3-3): Lezzerini; Svoboda, Caldara, Ceccaroni, Molinaro; Crnigoj, Vacca, Kiyine; Aramu, Henri, Okereke.

Ndeshja fillon nga ora 18:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat