Pioli bën elozhe për ekipin e tij: Ne kemi kualitet

Futboll

Pioli bën elozhe për ekipin e tij: Ne kemi kualitet

Më: 22 janar 2022 Në ora: 15:42
Pioli bën elozhe për ekipin e tij: Ne kemi kualitet

Tekniku i Milanit, Stefano Pioli, ka folur përpara sfidës me Juventusin që do të luhet të dielën në “San Siro”. Ai shprehet optimist për këtë sfidë dhe tregon besim te ekipi që ka në dispozicion.

“Një performancë normale nesër nuk do të ishte e mjaftueshme, por një performancë e nivelit të lartë do të na duhet. Juventus është i pamposhtur në 8-9 ndeshje dhe po rimarrin pikë. Fitorja nesër do të jetë e rëndësishme për renditjen tonë”, u shpreh Pioli.

Gjithashtu ai foli dhe për rikthimet e tre lojtarëve dhe për skuadrën që ka në dispozicion:

“Na janë kthyer tre lojtarë të rëndësishëm, Kalabria, Romanjoli dhe Benaser. Ne kemi shumë kualitet në ekip dhe gjithashtu shumë energji. Kemi dhe probleme, por ato mund të zhduken nëse luajmë si ekip” përfundoi tekniku 56-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat