Martini: Mungesat janë pjesë e futbollit

Futboll

Martini: Mungesat janë pjesë e futbollit

Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:59
Martini: Mungesat janë pjesë e futbollit

Disfata ndaj Laçit është e katërta radhazi për Teutën e Edi Martinit, që mbetet në zonën e poshtme të tabelës, teksa Martini shprehet se durrsakët duhet të shohin përpara, për të dalë nga kjo situatë e vështirë.

“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por pësuam gol në mënyrë të pafat. Ishte e pafalshme që pësuam atë gol, pasi na u zbeh edhe morali. Në pjesën e dytë vuajtëm ngarkesën psikologjike, por u rikthyem në lojë, duke rihapur ndeshjen dhe duke krijuar shanse për barazim, por nuk ia dolëm.

Normalisht edhe mungesat bëjnë punën e tyre, pasi Ivanovic dhe Jackson janë pjesë e formacionit dhe kur nuk i kemi, na hapet punë. Edhe ata që i zëvendësuan, luajtën mirë, por ky është futbolli dhe ndonjëherë duhet të përballesh edhe me mungesat.

Për situatën që kalojmë, duhet t’u jap më shumë zemër skuadrës dhe vetes. Është fakt që nuk po bëjmë mirë, por jemi një grup dhe si dështimi, ashtu edhe suksesi, është i të gjithëve.

Nuk e kisha menduar që do të ishim kaq poshtë në tabelë, por ekipi ka mundësi të reagojë, pasi kemi një skuadër me lojtarë cilësorë dhe të fortë. Me 2-3 fitore do të ngjiteshim ndjeshëm, ndaj duhet të shohim përpara”, u shpreh Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat