Historia e çuditshme nga Portugalia

Futboll

Historia e çuditshme nga Portugalia

Më: 22 janar 2022 Në ora: 18:44
Historia e çuditshme nga Portugalia

Një histori disi e çuditshme vjen nga Portugalia, teksa Porto ka vendosur të mos rinovojë kontratën me futbollistin Chancel Mbemba.

E gjitha lidhet me moshën e Mbemba për të cilin mendohet se nuk është 27, por 33. E gjitha lidhet me një raport të CNN në të cilin lojtari nga Republika Domenikane e Kongos ka të deklaruar katër certifikata dhe në secilën prej tyre ka katër datëlindje të ndryshme.

Këto hije dyshime kanë bërë që Porto të mos e konsiderojë më mbrojtësin dhe në fund të sezonit ka vendosur ta lërë të lirë.

Gjithsesi, vetë Mbemba këmbëngul se është i datëlindjes së vitit 1994, duke theksuar se ka bërë testet e duhura ndërsa kërkon që klubi të fokusohet te ajo që ai bën në fushë dhe jo tek burokracitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat