Radha e Kombëtares U-16 për t’u testuar

Futboll

Radha e Kombëtares U-16 për t’u testuar

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:31
Radha e Kombëtares U-16 për t’u testuar

Edhe Kombëtarja shqiptare U-16 do të zbresë në fushë, ku do të zhvillojë një testim njëditor, me lojtarë të vitlindjes 2007, ku përveç testeve do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Kombëtaren U-15 të drejtuar nga trajneri Armand Damo.

Ky testim do të zhvillohet të mërkurën, më 26 janar në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz duke filluar nga ora 11:00.

Trajneri i ekipit Kombëtar U-16, Agron Kërçova ka piketuar rreth 30 lojtarë të talentuar, të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar të moshave. Futbollistët e vegjël do të kenë mundësi të kryejnë testime nga më të ndryshmet, duke treguar cilësitë e tyre në fushë.

I gjithë ky proces që ka si synim vëzhgimin nga afër të elementëve të talentuar të kësaj grupmoshe, do të ndiqet nga afër nga stafi teknik i Kombëtares U-16, me në krye teknikun Kërçova, si dhe nga specialistët e Ekipeve Kombëtare dhe pjesëtarë të stafeve të ekipeve të tjera Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat