Leipzigu i afrohet zonës Champions

Futboll

Leipzigu i afrohet zonës Champions

Më: 23 janar 2022 Në ora: 18:23
Leipzigu i afrohet zonës Champions

Tri fitore radhazi për Leipzigun në Bundesligë, 31 pikë në klasifikim dhe zona Champions më afër.

“Demat e Kuq” triumfuan 2-0 ndaj Wolfsburgut, duke e zgjidhur ndeshjen në 15 minutat e fundit, falë golave të Orban dhe Gvardiol.

Mbrojtësi hungarez e zhbllokoi rezultatin në minutën e 76-të, duke shtyrë drejt rrjetës topin e kthyer nga shtylla, pas goditjes së Andre Silvas.

Tetë minuta më vonë erdhi goli i sigurisë i shënuar nga një tjetër mbrojtës, Gvardiol, që volusoi rezultatin përfundimtar 2-0. Leipzigu shkon në kuotën e 31 pikë me këtë sukses, tri më pak se Union Berlini, që mban vendin e katërt, të fundit që të kualifikon në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat