Kupa e Afrikës: Burkina Faso eliminon Gabonin

Futboll

Kupa e Afrikës: Burkina Faso eliminon Gabonin

Më: 23 janar 2022 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Burkina Faso – Gaboni është ndeshja e parë e këtij edicioni të Kupës së Afrikës që u vendos me penallti.

Burkina Faso e nisi më mirë takimin dhe shkoi në epërsi në minutën e 28’ të takimit, me anë të Traore.

Gaboni gjeti golin në minutën e 42’, por ky gol u anulua nga video-asistenca VAR.

Gaboni mbeti me një lojtar më pak në minutën e 67’, kur Obssa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Gjithsesi, ata arritën të barazojnë shifrat me një autogol të vonshëm të minutës së 90+1’ të shënuar nga Guira.

Ndeshja kësisoj skoi në vazhdime, ku asnjëra prej skuadrave nuk gjeti golin dhe gjithçka u vendos nga penalltitë.

Në ekzekutimin e penalltive te Burkina Faso baoi Simpore (4) dhe Tapsoba (8), kurse te Gaboni gabuan Kanga (4) dhe Gakoutou (8) dhe Palun (9).

Pra, pas 18 penalltive të gjuajtura (nga nëntë për secilën skuadër) Burkina Faso preu biletën për fazën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat