Një tjetër shqiptar në Itali

Futboll

Një tjetër shqiptar në Itali

Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:52
Një tjetër shqiptar në Itali

Një tjetër shqiptar në Itali!

Andi Lila dhe Kastriot Dermaku janë dy shqiptarë që në të shkuarën e kanë veshur fanellën e klubit të Parma, ndërkohë që sot ka nënshkruar me ta edhe një tjetër.

Bëhet fjalë për të riun Dren Terrnava, mesfushorin qendror që në muajin maj mbush 17 vjeç.

Ai është larguar nga TPS, ku ka luajtur me 19 vjeçarët dhe ekipin e dytë të finlandezëve.

Terrnava, me origjinë shqiptare, ka luajtur me Finlandën U17 në katër ndeshje, ndërkohë që tani do tentojë të rritet në futbollin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat