Interi e dëshiron me çdo kusht transferimin e Gosens këtë janar

Futboll

Interi e dëshiron me çdo kusht transferimin e Gosens këtë janar

Më: 25 janar 2022 Në ora: 13:35
Robin Gosens

Kampioni italian Inter do të insistojë vazhdimit në sigurimin e shërbimeve të mbrojtësit gjerman të krahut të majtë Robin Gosens.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano raporton se Interi dëshiron me çdo kusht ta transferojë këtë janar mbrojtësin e Atalantas Robin Gosens.

Bisedimet mes krerëve të “Nerazzurëve” dhe Atalantas do të fillojnë së shpejti, pasi që Gosens është prioriteti kryesor i trajnerit Simone Inzaghi.

Për të siguruar shërbimet e Gosens, Interi është në garë me skuadrën angleze Newcastle United, ku interesimi nga kjo e fundit ka bërë që Interi të insistojë në transferimin e mbrojtësit gjerman këtë janar.

Që prej transferimit të tij tek Atalanta, Gosens ka arritur të bëjë 157 paraqitje për klubin italian, duke regjistruar 29 gola dhe 21 asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat