​Godet Manchester City, siguron shërbimet e Julian Alvarezit

Futboll

​Godet Manchester City, siguron shërbimet e Julian Alvarezit

Më: 25 janar 2022 Në ora: 21:03
Julian Alvarez

Sulmuesi i talentuar i River Plate, Julián Alvarez do t'i bashkohet Manchester Cityt me një marrëveshje të përhershme, ka bërë të ditur së fundit gazetari Fabrizio Romano.

Sipas Romanos Manchester City do të paguajë 18.5 milionë euro për shërbimet e qendërsulmuesit argjentinas.

Álvarez do të nënshkruajë kontratën e tij deri në qershor të vitit 2027 pasi Man City është i bindur se do të përfundojë të gjitha dokumentet me lojtarin dhe River Plate këtë javë.

Julián nuk do t'i bashkohet ekipit të parë të Man Cityt tani në janar, por ai pritet të qëndrojë në huazim te River Plate deri në qershor të këtij viti.

Manchester City e konsideron Julián-in si investim për të ardhmen dhe marrëveshja nuk do të ndikojë në planet e tyre për të nënshkruar me një sulmues më të mirë evropian në verë, ashtu sië kërkon trajneri Pep Guardiola.

Për shërbimet e Alvarezit ishte në garë edhe Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat