Tre gjigantët anglezë, në garë për Tielemans

Futboll

Tre gjigantët anglezë, në garë për Tielemans

Më: 26 janar 2022 Në ora: 12:09
Youri Tielemans

Mesfushori i Leicester Cityt, Youri Tielemans, ka futur në ‘luftë’ tre klube të mëdha angleze nga Liga Premier.

Tielemans ka treguar nivel të lartë të paraqitjeve me “Dhelprat”, duke qenë njëri nga mesfushorët më të mirë vitet e fundit.

Megjithatë, ylli belg ka kontratë deri në vitin 2023 me Leicesterin dhe nuk ka pranuar rinovimin me ta.

Tielemans nuk pranon rinovimin, Leicesteri e nxjerr në shitje
Sipas mediumit Fichajes, Liverpooli, Arsenali dhe Manchester City janë të gjithë në garë për nënshkrimin e mesfushorit Tielemans.

Real Madrid dhe Barcelona po ndjekin gjithashtu 24-vjeçarin, kontrata aktuale e të cilit hyn në vitin e fundit nga qershori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat