Suarez nuk ka ndërmend të ndalet

Futboll

Suarez nuk ka ndërmend të ndalet

Më: 26 janar 2022 Në ora: 23:06
Suarez nuk ka ndërmend të ndalet

Luis Suarez është një nga sulmuesit më të mirë të Uruguait.

Lojtari i Atletico Madrid ka dëshirë të udhëheqë përsëri Celeste-n në moshën 35 vjeç dhe ka zbuluar objektivin e tij për të luajtur në Katar 2022.

“Ka lojtarë që kalojnë nga faza të ndryshme, cikle të ndryshëm. Ajo që ka rëndësi, kur luan me Kombëtaren, është dëshira për të jetuar dhe provuar atë që ndjen për këtë fanellën”, ka thënë Pistolero në konferencë për shtyp.

“Duhet treguar dëshira për të qenë fitues dhe ambicia për të luajtur Botërorin.

Kam fatin që kam luajtur tre dhe tani, në moshën 35 vjeç, vazhdoj përpara me të njëjtën dëshirë dhe të njëjtën ambicie për të luajtur një tjetër, për ta patur këtë mundësi. Për këtë arsye jam këtu”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat