Mashtroi me certifikatën, trajneri gjerman pezullohet 1 vit

Futboll

Mashtroi me certifikatën, trajneri gjerman pezullohet 1 vit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 14:42
Markus Anfang

Markus Anfang nuk humbi vetëm vendin e punës si trajner i Werder Bremen.

Gjermani dha dorëheqjen pasi autoritetet nisën hetimet ndaj tij.

Ai akuzohej për falsifikimin e certifikatës së vaksinimit kundër Covid-19 dhe tani ka marrë një dënim nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

Anfang është pezulluar me një vit dhe 20 mijë euro gjobë, por ka mundësinë ta ulë dënimin e marrë nëse para muajit qershor dorëzon një certifikatë të rregullt vaksinimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat