Tare nis kërkimin e një portieri të ri

Futboll

Tare nis kërkimin e një portieri të ri

Më: 27 janar 2022 Në ora: 15:54
Strakosha

Duket se nuk ka asnjë shans mes Thomas Strakoshës dhe Lacios për rinovimin e kontratës.

Mediat italiane bëjnë me dije se gardiani shqiptar tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar në fund të sezonit pasi t’i skadojë kontrata dhe Igli Tare është futur në merkato për të afruar një tjetër portier.

Guliermo Vikario është i pari në listë. Me skuadrën e Empolit ka treguar vlera të jashtëzakonshme dhe toskanët do të paguajnë 1 milionë euro për ta zotëruar plotësisht kartonin e tij.

Sarrit i pëlqen shumë dhe Tare me Lotiton kanë hedhur hapat e parë. Kandidatë të tjerë janë Aleks Meret dhe David Ospina. Njëri do të qëndrojë te Napoli dhe tjetri mund të transferohet në Romë. Sarri ëndërron githsesi Kepën e Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat