Stuttgart i vetmi qytet me 3 trajnerë

Futboll

Stuttgart i vetmi qytet me 3 trajnerë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 18:20
Klopp

Krenaria e qytetit, skuadra e Shtutgartit, mund të mos e ketë periudhën e saj më të mirë, por si një produksion trajnerësh, rajoni i Suabisë po ecën mirë.

E shihni, Shtutgarti është i vetmi qytet që ka 3 trajnerë në top-5 kampionatet Evropianë, shkruan Sport-Fm.

I pari dhe më i rëndësishmi, sigurisht, është Jurgen Klopp i Liverpool, me Taifun Korkut i Hertha Berlin dhe Alexander Basin i Genoas.

Nga këta, vetëm i pari nuk ka qenë asnjëherë në ekipin vendas, me Korkutin që e ka trajnuar atë në vitin 2018 dhe Basin ka luajtur atje mes viteve 1997 dhe 1999.

Deri vonë, 3 trajnerë kishte dhe qyteti i Romës, megjithatë, shkarkimi i Claudio Ranierit nga Watford la përfaqësuesit e vetëm Stefano Colanduno (Salernitana) dhe Alessio Lisi (Levante).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat